THE SCULPTURE SHOW
ISP INSTITUTI I POLITIKAVE TE QENDRUESHME
GALERIA ZENIT Tirana
PROMENADE GALLERY Vlorë
Inagurimi: Galeria Zenit data 11 Qershor, ora 19.00
Kohëzgjatja 11 – 17 Qershor, 2023 Tiranë
28 Qershor 13 Korrik Promenade Gallery Vlorë
Arben Bajo
Adrian Çene
Mumtaz Dhrami
Skënder Hyseni
Billy Mazreku
Shefki Hadëri
Benard Lekgegaj
Helidon Xhixha
Ekspozita në grup me artistët e njohur; Arben Bajo, Adrian Çene, Mumtaz Dhrami, Skënder Hyseni, Billy Mazreku, Benard Lekgegaj, Helidon Xhixha , synon të përqëndrojë vëmendjen në rinovimin stilistik të skulpturës e cila sot përballet me materiale dhe zgjidhje të reja, tregues të një kontaminimi të gjuhëve që bazohen si në botën natyrore, por edhe në përparimin e një shoqërie në zhvillim dhe ndryshim të vazhdueshëm, skulpturat e ekspozuara vijnë si një vitalitet parësor që zhvillohet rreth shtyllave kozmike të ndjenjës ku gjuha shprehëse evoluon përmes një intelekti që i jep vlerë jo aq vetë veprës, por ndërtimit të saj përfaqësues duke arritur të kalojë vijën e horizontit për të shkuar përtej misterit që ndan egon nga bota.
“THE SCULPTURE SHOW “ mund të lexojmë rrugën e gjuhës bashkëkohore skulpturore përmes formave komplekse, veprat në të cilat materiali lakon çlirohen ne materialet më të ndryshme si druri, guri, terrakota, bronzi, celiku pasqyre etj, duke krijuar një dialog të pandërprerë me elemente më delikate e ndonjëherë të pëshpëritura, në harmoni me punët intime.
Veprat e artistëve janë reflektime mbi marrëdhënien midis përmasave të brendëshme dhe të jashtëme mbi një bukuri shpirtërore me fizionominë fizike të karaktereve individuale.
Në brendësi të hapsirës krijohet një hetim mbi marrëdhëniet midis skulpturës klasike dhe asaj bashkëkohore ku spektatori vendos një kontakt midis të tashmes dhe të ardhmes, realiteti i të jetuarit dhe i vdekjes mbivendosen gjatë përkimeve të tyre por në esencë aty mbretërojnë elemente të përsosmërisë dhe pavdekësisë.
Protagonistët reflektojnë mbi gjendje ekzistenciale dhe sociale që kanë mundur me kërkimet e tyre artistike shumë personale dhe të na japin vizione të reja.

Arben Bajo 1967 Gjirokastër – 2020 Tiranë.
Bajo kreu liceun në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Te shumta jane ekspozitat në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Arben Bajo eshtë realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit, Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnjë etj, vitet e fundit të karrierës Bajo ishte pedagog nëinstitutin e lartë tëarteve nëTiranë. Artisti Arben Bajo u nda nga jeta më 9 gusht 2020.

Adrian Çene lindi në 19 shkurt, 1969, Tiranë.
Cene u diplomua në liceun Jordan Misja në vitin 1987 dhe në vitin 1992 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë. Sikur specializimeve të shumta ka përfunduar dhe shkollën e restaurimit të ruajtjes së objekteve në 2007-2009. Ai ka punuar nga viti 2003 deri në vitin 2014 në Institutin e Monumenteve të Kulturës si një specialist restaurues i artit të ikonave dhe pikturës murale.Veprat e tij janë në disa koleksione të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.
Artisti Adrian Çene është vlerësuar nga kritika kombëtare dhe ajo nderkombetare, ka marre pjesë në dhjetra ekspozita; Francë, Itali, Australi, Amerikë, Gjermani, Greqi, Anli etj, Çene ka ekspozuar me një expo personale në Galerine Kombetare të Arteve. Adriqn Çene bën pjese në shumë koleksione të rendesishme brenda dhe jashtë vendit.

Mumtaz Dhrami lindi në Gjirokastër në1936.
Mumtaz Dhrami përfudoi Liceun Artistik “Jordan Misja”, me pedagogë si Odhise Paskali, Janaq Paço, Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Kel Kodheli, Andrea Mano e të tjerë.
Më pas ndoqi studimet e larta për skulpturë monumentale në Leningrad, Shën Petërburgu i sotëm. Ai ishte bashkohës me skulptorët e së njëjtës gjeneratë krijuese: Kristaq Rama, Stefan Papamihali, Shaban Hadëri, Ksenofon Kostaqi, Naxhi Bakalli dhe Hektor Dule.Ata krijuan jo vetëm një epokë me vepra të mëdha për kombin, por themeluan një shkollë të re të arteve figurative tërësisht shqiptare. Gjatë viteve 1957 – 1961 vazhdoi studimet e larta për skulpturë në Akademinë e Artit në San-Peteburg (Rusi).
Në vitin 1961 mbrojti diplomeën në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë me grupin monumental “Çerçiz Topulli” e “Mihal Grameno”. Në periudhën e viteve 1961 – 1976 punoi si pedagog dhe si Dekan në Fakultetin e Arteve Figurativë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranê. Periodikisht shkëputet nga detyra si pedagog dhe punon si krijues i lirë në realizimin e disa monumentëve.

Skënder Hyseni, Lindi në Pukë 1968.
Gjatë viteve 1983 – 1987 Skënder Hyseni frekuenton shkollën e mesme Artistike «Prenk Jakova » . Shkodër dhe gjatë viteve 2001 – 2007 Akademinë Mbretërore të Arteve në Bruksel.
Aktivitetet Artistike:Të shumta janë ekspozitat e tij në galeritë e njohura si në Galeri Campo Compact a Berchem Antverpen. Galeria ABC & Design Verviers, Galeria Art Klub Bonn Germani, Muzeu i arteve të bukura Liege. Muzeu i formatit të vogël Nismes. Hapësira « Beau-site » Arlon. Qëndra kulturore « Wolubilis » Woluwe-Saint-Lambert Bruksel.Muzeu i arteve te bukura Verviers me bashkëpunimin e shkollës së modës « Helmo » Liege etj.
Veprat e Hysenit spikasin për kërkimin e tij bashkëkohor dhe për elegancën e trajtimit me materiale të ndryshme, ai i modelon veprat jo vetëm nga forma por edhe nga trajtimi koloristik si një marrëdhënie e skulpturës dhe e sipërgaqes së pikturuar me ngjyra të spikatura.

Billy Mazreku Lindi në Has 1970.
Mazreku diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura, Athinë-Greqi, 1992-1998, Skulpturë dhe Grafik. Për skulpturat më së shumti përdor argjilën e butë dhe jo suva artistike, të cilën më vonë i transferoj në bronz por edhe gdhendje në mermer apo materiale të forta. Dekadën e fundit, në skulpturat ai i përkushtohet teknikave të bronzit dhe për derdhjet ndjek me besnikëri metodën e derdhjes së bronzit të aplikuar nga grekët dhe romakët e lashtë. Gjithashtu punon me teknika stampazhi si gdhendje metalike në thatë, litografi, gravurë etj.
Nga viti 1996 e deri më tani ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Greqi, Shqipëri dhe vende të tjera të BE-së etj. Disa nga ekspozitat më të rëndësishme jane në Muzeun Bizantin dhe Kristian të Athinës, Galerinë Promenade në Vlorë (Shqipëri), ekspozita personale në Muzeun Malerstübchen-Gerhardt von Reutern në Willingshausen Gjermani, Expo Dubai 2020 (që përfaqëson pavijonin e Shqipërisë) dhe shumë të tjera. ekspozita dhe koloni arti. Që nga viti 2014 e ndaj jetën time artistike mes Francës dhe Greqisë
Shefki Hadëri Lindi në Delvinë 1936
Autori ka jetuar qysh prej vitit 1990 e deri në vitin e kaluar në Gjermani duke ushtruar gdhendjen dhe skulpturën. Është pjesëmarrës në disa ekspozita në vendin ku ka banuar këto dy dekadat e fundit. Përveç se pjesë e grupeve projektues dhe ekzekutues të skulpturës urbane dhe objekteve të parqeve. Disa punime kanë mbetur si dëshmi e gjallë e veprës së tij në parqet e qytetit Freiburg. Teknika e punimeve të kësaj ekspozite mbart sigurisht edhe eksperiencën dhe teknologjinë gjermane sidomos materiali i baltës speciale e mirë pranuar tashmë edhe në vendet e tjera për vetinë e saj të shndërrimit me kalimin e kohës në materie tepër solide. Si dhe pjekja teknologjike në 1100-1300° celsius që e bëjnë objektin tepër rezistent ndaj kushteve atmosferike dhe të përshtatshëm për mjediset e hapura urbane. Është pikërisht edhe apeli për skulpturën urbane dhe objektet e parqeve njëri prej synimeve dhe dëshirës sonë për vëmendje përmes kësaj ekspozite. Duke e vënë theksin tek përmbushja estetike e mjediseve urbane si ndikues i drejtpërdrejtë i edukimit qytetar estetiko-etik dhe ekologjisë shpirtërore, por edhe zbutjes e përmirësimit me anë të dekorimit prej arti të vetë marrëdhënieve sociale. Dhe njësh me këtë synim do ta konsideronim të dobishëm edhe kujdesin ndaj artit aplikativ, teknikave të gdhendjes, skulpturimit, krijimit dhe kompozimit të objekteve me destinacion sallonet, hapësirat e interierëve, ashtu edhe ato të shesheve e parqeve.

Benard Lekgegaj lindi në Mirditë në 1985.
Lekgegaj mbaron Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë në vitin 2004, më pas shkollimi i tij vazhdon në
Akademinë e Arteve të Bukura në degën e skulpturës që përfundoi në vitin 2010, po në qytetin e Tiranës.
Krijimtaria e tij artistike ka një numër të madh të veprave të realizuara në qytete të ndryshme, si statuja, shtatore, skulptura në materiale të ndryshme etj.
Pjesmarrësit në festivalin e skulpturës në akull “Sculp Fest” të zhvillohen në qytetin e Prizrenit, Kosovë. Punon si profesor i skulpturës dhe vizatimit në Liceun Artistik “ Jordan Misja” në Tiranë.

Helidon Xhixha lindi në 1970 Durres.
Xhixha dipllomohet në Akademinë e Arteve Brera të Milanos në 1999, ai është i specializuar në Londër dhe jeton mes Shqipërisë, Italisë dhe Dubait.
Xhixha aplikon një stil të veçantë në punimet artistike duke përthyer dritën kryesisht në metal. ne vitin 2009 vleresohet me Çmimi i Karrierës – Edicioni i Nëntë i qytetit të Novarës Çmimi Kombtar i Artit, në vitin 2003 Çmimi i Parë – Edicioni i Dytë “Gemine Muse Young Artists in Italian Museums”Novara.
Xhixha konsiderohet nga artistët më të njohur në arenën nderkombetare. Veprat e tij jane në sheshet më prestigjoze të Europes dhe të shumë vendeve të tjera.
Artan Shabani lindi në Vlorë më1969
Artan Shabani aktualisht jeton mes Tiranës, Vlorës dhe Torinos. Në vitin 1991, u transferua në Itali duke punuar vazhdimisht me projekte të ndryshme artistike. Shabani është themelues i “Promenade Gallery” (2007), në Vlorë ”. 2013-2018, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë.
Eksperiencë profesionale 2021 Expo 2020 Dubai Mobility Albania Pavilion, Komisioner Sokol Nano. Kurator Artan Shabani. Dubai UEE, 2021 , 2020 Kurator Constructing a Dream Socialist Realism in Albanian . Muzeumi Pera. Stamboll, Turqi , 2019 Kurator, ‘’L’eterno femminino’’, Rezidenca italiane, ish muzeu Lenin Stalin. Tiranë, 2018 Kurator ‘’Albania the spirit of the times’’, Muzeumi i artit bashkëkohor MACA. Acri (CS) Itali, 2018 \ 2013 Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë, 2018 \ 2014 Anëtar i Bordit Kombëtar të Muzeumeve. Ministria e Kulturës, 2018\ 2015 Anëtar i Komisionit Shtetëror të Pullës Postare. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 2016 Ludwig Múzeum, Ideale dhe vepra arti. koleksioni i Muzeut Ludwig në Budapest në GKA Tiranë. Author(s) Julia Fabényi, Krisztina Szipōtzc, Artan Shabani, 2016 Kurator, Mulliqi Prize TALKING ABOUT. Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë.Kosovë, 2015 Kurator;Reflections from Albania, Muzeumi i artit modern, Kuwai, 2015 Kurator. Nëntori shqiptar: Koleksioni i GKA dhe Artistë Bashkë-kohës. State Parliament (Landtag) of North Rhine- Westphalia (Düsseldorf) Parlamenti i Dyseldorfit. Gjermani, etj.

Zhvillimi i skulpturës deri ne vitet 90.
Që nga viti 1945 thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve figurative. Më të rëndësishme quheshin ato me rastin e përvjetorëve të Çlirimit dhe të ngjarjeve të tjera kombëtare.
Janë organizuar gjithashtu edhe shumë konkurse kombëtare. Konkursi i parë u shpall më 1948 për realizimin e monumentit të Skënderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paço (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin e Krujës (28 nëntor 1959). Mbas çlirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritën disa vepra.
Nga veprat më të rëndësishme vlerësohen monumenti ekuestër i Skënderbeut në Tirane (1968) Odise Paskali, A. Mano, J.Paco ;Monumenti i Pavaresise ne Vlore (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Artan Shabani 2023