Materiali pergatitur nga: Auron Tare
Delvina sot është një fshat i harruar në një cep të Jugut shqiptar. Fatkeqësisht edhe rruga që dikur të detyronte të kaloje në këtë qytezë tashmë nuk kalon më duke e zhytur ate me shumë në harresë. Dikur një qytet jashtëzakonisht interesant, piktoresk, me një pejsazh magjepës, me vreshta të famshme për verën e tyre të cilat përmenden edhe nga udhetari otoman Evliha Celebi.
Shtëpia e famshme e Pashallarëve të Delvinës, Kallapodhajt me ndikim nga Vlora në Malet e Laberisë e deri në Janinë eshte rrenuar fare. Sarajet e Kokajve po ashtu. Nga gjurmet e vjetra kane mbetur shume pak. Pazari i Vjeter nje kryeveper e arkitektures Otomane eshte zhdukur. Delvina per shume kend qe nuk e di eshte vendi nga ku e filloi karrieren e tij politike Ali Pasha i famshem. Qytezë tregtare me një komunitet të vogël, por të pasur hebraik i cili u shperbe pas Luftes se Dyte. Qytet me një porte si Saranda nga ku furnizonte jo vetëm Korfuzin, por edhe vende të tjera me ushqime dhe lendë të parë. Sipas studiuesve të Universitetit të Venecias, Delvina eshte nje vend i rralle i harmonisë fetare duke ndërthurur bektashizmin me ortodoksinë tradicionale nga ku mund te kuptohet konvertimi paqesor i komuniteteve ballkanike ne fene Muslimane.
Edward Lear e pershkruan Delvinen si nje oaz i jashtezakonshem qetesie dhe bukurie pastorale

Në mesin e viteve 1800 një vend shumë i preferuar për aristiokracinë europiane, e cila udhëtonte nga Korfuzi në brendësi të Shqipërisë orientale në Delvinën e pasur dhe plot kulturë. Historia i kishte rezervuar një suprizë, por fatkeqsisht/apo fatmiresisht kjo suprisë nuk ndodhi.
Sir John Young (më vonë Lord Lisigar) Guvernator i Ishujve Ioniane, në një Memo për Qeverine Britanike propozon dorëzimin e ishujve Ioniane, Mbreterise Greke dhe mbajtjen nën sundimin Britanik të Ishullit të Korfuzit dhe bregdetit shqiptar nga Saranda në Parga me Delvinen si një kryeqendër. ( Lord & Lady Lisigar* e kishin vizituar disa herë Delvinën dhe Butrintit).
Kjo Memo doli në shtyp duke krijuar një skandal te vertete diplomatik dhe për këtë arësye Sir John Young (Lord Lisgar) u tërhoq nga posti i Guvernatorit.
Po sikur ky plan të ishte pranuar nga Qeveria Britanike? Si mund te ishte një Delvinë Britanike? çfarë shkëlqimi do të kishte valle ky qytet?
*Lord & Lady Lisgar (John Young and Adelaide Dalton) ish Guvernator i Përgjithshëm i Ishujve Ioniane, Guvernator i Kanadasë dhe Guvernator i New South Wales Australi, Sekretar i Shtetit për Irlandën nën Kryeministrin George Hamilton.

