Vizatimi në Historinë e Artit Shqiptar

Vizatimi është një gjini delikate, e ngrohtë, sqimatare, intime dhe më e hershmja në historinë e përjetimeve figurative dhe të aftësive pasqyruese të njeriut. Vizatimet e para i përkasin asaj kohe, në kapërcyell të shekullit XX, kur arti i çliruar prej porosive, iu kushtua temave të jetës së përditshme dhe i zuri vendin në mënyrë graduale temave, subjekteve dhe personazheve biblikë.

Ekspozita Virtuale “Historiku i vizatimit shqipëtar në 100 vitet e fundit” vjen në kuadër të projektit “Ritme Shqiptare: Art, Trashëgimi, Kulturë 2020” mbështetur nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Institutin e Politikave të Qëndrueshme.

Kurator: Artan Shabani

Guri Madhi 1967, Karbon ne leter, 170 x 190 cm

Projekti Histori e Vizatimit Shqiptar u mundësua nga Ministria e Kulturës dhe nga ISP Instituti i Politikave të Qëndrueshme në kuadrin e eventit në Qytetin e Vlorës dhe Gjirokastrës. Kjo ekspozitë digjitale ka për qëllim të promovojë një zhanër të rëndësishëm të trashëgimisë artistike shqiptare. Ekspozita u mbajt nga data 07-08-2020 deri në 27-08-2020. Historia e vizatimit shqiptar prezanton për publikun në formatin digjital vepra të përzgjedhura nga artistët shqiptar gjatë 100 viteve të fundit.

Punimet e zgjedhura në këtë prezantim datojnë nga periudha e viteve dyzetë deri në ditët tona si ato me bashkohore të Zinni Veshit apo Alkan Nallbanit dhe Enkelejd Zonjës. Në këtë prezantim gjenden vepra të herëshme si portreti i Sofia Zengo Papadhimitrit, Zef Shoshit, Ksenofon Dilos, Guri Madhit, Dhimitër Theodhorit deri tek vizatimet e viteve të fundit nga Ardit Boriçi, Adrian Çene, Enkelejd Zonja etj.

Pjesa më dominuese janë punimet në vizatime, ato janë një gjini delikate, të ngrohta, sqimatare, intime dhe më e hershmja në historinë e përjetimeve figurative dhe të aftësive pasqyruese të njeriut. Vizatimet e para i përkasin asaj kohe, në kapërcyell të shekullit XX, kur arti i çliruar prej porosive, iu kushtua temave të jetës së përditshme dhe i zuri vendin në mënyrë graduale temave, subjekteve dhe personazheve biblikë.

Vizatimi, ky proces krijues shumë disiplinor, aso kohe çapiste hapat e para dhe ishte naiv e thuajse diletant. Por më pas, përpjekjet e artistëve dhe edukimi i tyre në shkolla arti evropiane, bënë që vizatimi të lulëzojë dhe të zhvillohet krahas me zanafillën e pikturës e të fotografisë, krahas me rizgjimin e popullit shqiptar prej trysnive feudo-politike, ekonomike dhe sociale të ndodhura në dhjetëvjeçarët.

Vizatimet e ekspozuara në ketë galeri virtuale vendos në balancë idetë mbi cilësinë e krijimit, të cilat shfaqen përmes gjestit të artistit dhe kodeve interpretative, të kushtëzuara nga kohët historike dhe shkollat akademike duke sjelle pamjen e selektuar mbi nxjerjen në pah të temave dhe emrave të artistëve. pak informacion lidhur me shkollën e vizatimit në Shqipëri.

Në vitin 1931 fillon në Tiranë Kursi i vizatimit me piktorin italian Mario Ridola dhe Andrea Kushin. Ridola ishte drejtori i parë (kur kursi kthehet në shkollë të rregullt). Mbas një kohe të shkurtër zëvendësohet nga Odise Paskali. Vlen për t’u saktësuar, se pedagogët e parë në Shkollën e vizatimit ishin Andrea Kushi, Abdurrahim Buza, Lasgush Poradeci, i cili jepte lëndën histori arti, Hajro Xhunga që jepte lëndën e Gjeometrisë deskritive ose siç e quajm shkurtimisht, Pespektivën artistke dhe Mihal Zallari (Histori-Gjeografi).

Në vitin 1933 kemi zyrtarizimin e shkollës së parë, kushtuar Artit Pamor, me emërtimin “Shkolla e vizatimit”. Ndërtesa, ku u ngrit Shkolla e vizatimit, ka qenë ndër më të bukurat e kohës, dmth gjatë harkut të viteve 30. Një shtëpi banimi e Prefektit të parë të Tiranës, Qamil Pepa. Aty studiuan emra të rëndësishëm të Artit Shqiptar, të cilët fituan bursa të merituara në akademitë e Romës, Firencës, Parisit, Torinos etj. Vlen për t’u përmendur, që në Tiranë, gjatë vitit 1933, kemi ndërtimin e Kompleksit të Ministrive, hapjen e Bulevardit të Madh, zyrave të fashos, sot Universiteti i Tiranës, ngrihet ngrehina, ku sot kemi Institutin e Arteve, Muzeumin Arkeologjik, Kolonat dhe Stadiumin olimpik “Qemal Stafa”.

Godinat krijonin një figuracion të caktuar të arkitekturës tipike fashiste, “Shpata e liktorit”. Ndihet një hov i frymës italiane në arkitekturë, në planet rregulluese të qyteteve kryesore të vendit, Tiranë, Elbasan, Rubik, Porto Eda (Saranda), Berat etj. Ideja për të bërë bashkë veprat e artistëve shqipëtarë në të njëjtin zhanër ishte një ndër projektet, që kam pasur për zemër.

Artistët Zef Shoshi, Sofia Zengo Papadhimitri, Ksenofon Dilo, Guri Madhi, Bujar Zajmi, etj, kanë dhënë nje kontribut të jashtëzakonshm me veprat e tyre në zhvillimin e artit realist shqiptar, një pjesë e madhe janë pjesë koleksioneve të muzeumeve, galerive, institucioneve publike dhe shumë botimeve të ndryshme dedikuar studimeve të artit shqiptar.