LEC
SHKRELI

Lec Shkreli lindi në Tiranë në vitin 1942, në një familje me origjinë Shkodrane. Pjesë me të madhe të krijimtarise së tij e zhvilloi si piktor i realizmit socialist, duke u shquar në tablonë kompozicionale me temë historike, peisazh dhe portret. Kryesisht Lec Shkreli vlerësohet për stilin e tij të veçantë, plot ngjyrë foviste dhe drite të spikatur në tablotë e tij, piktura e Shkrelit karakterizohet nga një intimitet i forte dhe nga një energji ekspresioniste ne trajtim fovist.
Me interes të veçantë shfaqen pikturat kushtuar Tiranës së vjetër ne ditet me dëborë, punimet në bregun e Shengjinit, peisazhet nga studioja e tij figurat heroike, portretet e zadrimoreve, vizatime të shumta nga figura njerëzore si dhe përfaqesimet e ritmeve të jetës shqiptare. Në pikturat para viteve ‘90, Shkreli ka trajtuar temën e ndërtimit socialist dhe veçanërisht figurat e heronjve të luftës antifashiste nacional-çlirimtare
si Manush Alimani, Behar Shtylla, Qamil Guranjaku, Vasil Shanto, Persefoni Kokëdhima, Qemal Stafa, Bule Naipi etj.
Lec Shkreli renditet në grupin e piktorëve me të rëndësishëm të Nëntëqindës shqiptare. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve gjenden 14 vepra të artistit si pjesë përbërëse e linjës muzeale të Galerisë, disa prej tyre janë zgjedhur si vepra përfaqësuese të artit shqiptar në
BIOGRAFIA
Lec Shkreli, 15.07.1942, Tiranë
1956-1960 Kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, – prof Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza.
1960-1965 Studion në Institutin e lartë të Arteve, Tiranë / 1970 mbaron studimet në Intitutin e Lartë të Arteve Figurative, Tiranë nën drejtimin e profesorëve, Guri Madhi, Vilson Kilica, Dhorka Burnazi, Sokrat Mosko.
1965-1984 Skicograf dhe piktor illustrator në Kabinetin e shtëpisë botuese ‘’Libri shkollor’’.
1984-2003 Kryetar I degës së Arteve figurative në liceun artistic Jordan Misja, Tiranë. Që prej vitit 2003 e në vazhdim Lec Shkreli është në krijmtari të lirë.

Firma për autentifikimin e veprës, 13/03/2019
Ekspozita Personale
2003 Galeria XX!, Tiranë
2005 Galeria Frashëri, Fier
2005 Galeria Edward Lear, Berat
2005 Galeria Jozef, Durrës

Ekspozita Kolektive
1959 Ekspozite përfaqesuese në Bashkimin Sovietik, Moskë
1959 Ekspozite kombëtare per festimin e 15 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë
1961 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 20 vjetorit të krijimit të PPSH
1963 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 20 vjetorit të Ushtrisë Popullore
1963 Bienale e V e Aleksandrisë – Egjypt Alexandria Biennale for Mediterranean Countries
1964 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 20 vjetorit të Çlirimit të Atdheut
1966 Bienale e VI e Aleksandrisë – Egjypt, Alexandria Biennale for Mediterranean Countries
1968 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut / Salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar, Tiranë
1967/ 68 Ekspozita në Republikën Popullore të Kinës / në “Pallatin e Madh të Arteve”, Pekin
1969 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 25 vjetorit të çlirimit të atdheut / “25 vjet Shqipëri Socialiste”.Salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar , Tiranë
1969 Bienale e Aleksandrisë, Egjypt, Kairo
1971 Ekspozita e Arteve Figurative e RP Shqipërisë në Vienë, Austri.
1971 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të krijimit të PPSH / Salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar, Tiranë
1972 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative “Klasa punëtore në Artet Figurative” / Salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar, Tiranë.
1972 Ekspozita e Arteve Figurative e RP Shqipërisë në Bukuresht, Rumani
1972 Ekspozita e Arteve Figurative e RP të Shqipërisë / Teatri Krahinor, Prishtinë, Kosovë.
1973 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të Ushtrisë popullore / Salla ekspozitave pranë Teatrit Kombëtar, Tiranë.
1973 Ekspozita e Arteve Figurative e RP të Shqipërisë / Graz (Austri).Organizuar nga Shoqata e Artistëve / Franz Klippstaetter Spieldfeld Pour Accociation Des Artiste. Austria
1974 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 vjetorit të Çlirimit të Atdheut / GKA, Tiranë
1975 Ekspozita e Arteve Figurative e RPS të Shqipërisë në R.P.të Kinës
1976 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 vjetorit të PPSH dhe Kongresit të saj të 7 –te /GKA, Tiranë
1977 Ekspozita e Arteve Figurative e RP Shqipërisënë Algjer (Algjeri).
1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit / GKA, Tiranë
1979 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 vjetorit të Çlirimit të Atdheut / GKA, Tiranë
1980 Ekspozita e Arteve Figurative e RPS të Shqipërisë në Ankara,Turqi
1982 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 70 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë / GKA, Tiranë.
1982 Ekspozita e Arteve Figurative e RPS të Shqipërisë në Bukuresht,Rumani
1982 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 70 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë / GKA, Tiranë
1983 Bienale e Aleksandrisë – Egjypt, Alexandria Biennale for Mediterranean Countries.
1984 Ekspozita e Arteve Figurative e RPS të Shqipërisë në Berlin, Gjermani
1984 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 40 vjetorit të Çlirimit të Atdheut / GKA, Tiranë
1985 Biennale ndërkombëtare e Artit, Ankara,Turqi
1985 Ekspozita me titull: ”Arti shqiptar në shekuj”/ Muzeun “Pigorini”, Romë, Itali
1986 Ekspozita e Arteve Figurative e RPS të Shqipërisë në Rome, Itali
1986 Ekspozita e Arteve Figurative e RPS të Shqipërisë në Paris, Francë.
1986 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 45 vjetorit të krijimit te PPSH / GKA, Tiranë
1989 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 45 vjetorit të Çlirimit të Atdheut / GKA, Tiranë
1993 Salla e këshillit bashkiak, Spezzano Albanese , Kalabri
1994 Ekspozita kombëtare “ONUFRI ” / GKA, Tiranë
1995 Ekspozita kombëtare “ONUFRI ” / GKA, Tiranë
1996 Galeria e qytetit të Holbeck, Danimarkë
2004 Galeria Didart , Tiranë / Shkreli & Buza
Çmime dhe Vlerësime
1963 Ekspozita Kombëtare dedikuar 20 vjetorit te ushtrisë, çmimi i dytë kombëtar me tablonë zjarri partizan, GKA Tiranë
1975 Çmimi i parë në grafikë, ilustrimi i tregimit të Isamil Kadaresë ‘’E krehura’’, cikël me tre vepra.
1979 Ekspozita Kombëtare kushtuar 35 vjetorit të çlirimit të shqiperisë, çmimi i dytë kombëtar me tablonë ‘’Manush Alimani’’.
1981 Ekspozita Kombëtare kushtuar 40 vjetorit të themelimit të PPSH çmimi i dytë kombëtar me gjininë e portretit.